RTSH Sport Live

Granada sheh shpëtimin, Uzuni protagonist

  • 10/05/2022
  • |
  • Spanjë
Granada sheh shpëtimin, Uzuni protagonist
Skuadra e Karankës fiton 3 pikë kyçe ndaj Athletic Bilbaos

Granada e sulmuesit kuqezi, Myrto Uzuni godet në shtëpi duke mundur 1-0 Athletic Bilbao. Për skuadrën e Karankës goli vendimtar u shënua nga Collado në minutën e 35-të. Po protagonist në shënimin e golit ishte dhe Uzuni, i cili I dhuroi assist autorit të golit. Një top i rrëmbyer nga Collado, i cili pason për Uzunin, ndërsa ky i fundit nuk preferon të gjuajë, por pason edhe njëherë tek Collado, që nuk fal, gol me vlerën e tri pikëve.

Sulmuesi kuqezi u shfaq rrezikshëm dhe me një gjuajtje nga distanca, që kaloi ngjitur me shtyllën në të djathtë të portierit të Bilbaos, Unai Simon.

Falë këtij suksesi, andaluzianët ngjiten në 37 pikë dhe kalojnë për momentin Cadizin në vendin e 16-të të renditjes, i ndalur në 35 pikë dhe i angazhuan nesër në mbrëmje në një ndeshje të vështirë në fushën e Real Sociedad. Një moment frymëmarrje për Uzunin me shokë që mbijetesën e shikojnë më pranë tashmë.