RTSH Sport Live

Haaland, i keqtrajtuar nga Brighton

  • 25/05/2023
  • |
  • Angli
Haaland, i keqtrajtuar nga Brighton
Sulmuesi i Manchester City poston shenjat e betejës së zhvilluar me lojtarët e De Zerbit në Premier League.

Brighton barazoi golin e Foden në ditën e parafundit të Premier League me një gol të mrekullueshëm të Enciso dhe gozhdoi kampionin anglez Manchester City në barazim 1-1, duke siguruar kualifikimin në Europa League të radhës. Gëzim për De Zerbin dhe kënaqësi e madhe për lojtarët, të cilët dhanë gjithçka në fushë, duke luftuar për çdo top. Kërkojeni konfirmimin nga Haaland.

Sulmuesi i Guardiolës ka postuar në Instagram shenjat e betejës së zhvilluar në fushë. “Love these”, ka shkruar ai në postimet e tij, ku këmba e djathtë e bomberit norvegjez është e gjakosur dhe i plagosur. Natyrisht asgjë serioze, me të vërtetë një luftëtar si ai i pëlqen të përfshihet në duele të vështira me mbrojtësit.  Të radhës që do ta sfidojnë do të jenë ata të Brentford, më pas do të jetë Interi për finalen e Champions League: disa goditje dhe plagë të tjera janë rrugës.