RTSH Sport Live

Haaland shënon katër gola, Dortmund fiton me përmbysje

  • 21/11/2020
  • |
  • Gjermani
Haaland shënon katër gola, Dortmund fiton me përmbysje

Dortmund ka vuajtur 45 minuta në fushën e Hertha-s, por në fund ka marrë tri pikë që e ngjisnin në vendin e dytë në klasifikim, në kuotën e 18 pikëve, një më pak se skuadra e vendit të parë Bayern. Në “Olympiastadion” të Berlinit, të besuarit e trajnerit Favre e kanë parë veten në disavantazh, teksa vendasit kanë arritur të shënojnë me anë të Cunha në minutën e 33-të, asist i Lukebakio.

Në pjesën e dytë, Haaland, në hije gjatë pjesës së parë përsa i përket konkretizimit të aksioneve, ka bërë gjithçka sipas mënyrës së tij, duke shënuar tri herë në portën e berlinezëve. Brenda dy minutave i ka dhuruar avantazhin skuadrës së tij, 47’ dhe 49’. Në minutën e 62-të ka shënuar dhe golin e tretë personal, ndërsa në minutën e 70-të është dhe Guerreiro që vendos emrin e tij përkrah sulmuesit norvegjez, 4-1. Cunha në minutën e 79-të, edhe njëherë për Hertha, duke ngushtuar diferencën. Por përbindëshi Haaland nuk ka të ndalur, ka shënuar në minutën e 79-të golin e katërt personal, duke sigluar 5-2, që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.