RTSH Sport Live

Haselbank është “arma” e fshehtë e Anglisë, Belingham: Përballë Zvicrës ishte deciziv!

  • 14/07/2024
  • |
  • Euro 2024
Haselbank është “arma” e fshehtë e Anglisë, Belingham: Përballë Zvicrës ishte deciziv!

Edhe pse nuk shfaqet shumë në medie për të dhënë intervista, Xhimi Floid Haselbank ka shumë merita në suksesin e Anglinë në Euro 2024.

Xhud Belingham ka treguar pak ditë më parë rolin delikat të ish-sulmuesit të Çelsit në stafin e Garet Sauthgejt.

“Mënyra si na ka përgatitur dhe çfarë na ka thënë na ka dhënë mjaft besim. Mendoj se mënyrën se si kemi përgatitur bashkë penalltitë me Zvicrën ka qenë çelësi i suksesit në atë ndeshje”, tha Belingham.