RTSH Sport Live

Hedhje e diksut, Alenka thyen rekordin e vendosur në 1986-ën

  • 15/04/2024
  • |
  • Të tjera
Hedhje e diksut, Alenka thyen rekordin e vendosur në 1986-ën

Mikolas Alekna ka vendosur rekord të ri në hedhjen e diskut. Atleti lituanez ka hedhur objektin me peshë 2 kilogramë në një miting në Ramona të Oklahomës në një distancë prej 74,35 metrash.

Distancë kjo e cila ka përmirësuar me 27 centimetra rekordin e vendosur nga atleti i Gjermanisë Lindore më 6 qershor të 1986-ës, Jyrgen Shult.

21-vjeçari është ende në pritje të zyrtarizimit të sipërmarrjes pasi World Athletic po bën verifikimet e duhura përpara se të certifikojë këtë arritje të madhe.

Në Lituani askush nuk është habitur nga ky rekord i ri pasi Mikolas është i biri i Virgilijus, i cili në këtë disiplinë ka arritur të shpallet dy herë kampion olimpik (2000 dhe 2004) dhe botëror. Në renditjen e të gjitha kohërave babai i Mikolas Alekna ka rregjistruar hedhjen të tretë më të largët me 73,88 metra.