RTSH Sport Live

Hemilton: Nuk e kuptova se çfarë bëri Verstapen

  • 06/12/2021
  • |
  • Formula 1
Hemilton: Nuk e kuptova se çfarë bëri Verstapen
Flet Lewis Hamilton pas suksesit që e lejon të barazohet me Verstappen

Lewis Hamilton “përqafon” Max Verstappen në renditje falë një fitoreje të çmendur në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite. Britaniku dhe holandezi do të luajnë gjithçka gjatë fundjavës në Abu Dhabi, por ndërkohë gëzimi i pilotit të Mercedesit është i pamohueshëm: "Ishte një garë tepër e vështirë, u përpoqa të përdorja mendjen time, ishte një betejë e vështirë. Eksperienca e grumbulluar ndër vite më ka ndihmuar duke e mbajtur makinën në rrugën e duhur dhe duke qëndruar pastër. Ne shtymë si ekip dhe ngulmuam. Jam mirënjohës për makinën që pata këtë fundjavë", tha ai i ekzaltuar.

Për manovrën e Verstappen kur u largua nga pozicioni: "Nuk e kuptova pse në një moment ai frenoi kaq fort papritmas. U përplasa me të, pastaj më thanë se do të më linte të kaloja, por nuk e kuptova çfarë ndodhi. Bëmë një punë fantastike, një garë fantastike edhe për Valtterin sot. Kjo fitore është për të gjithë djemtë që punojnë në fabrikë", përfundon Lewis.