Cila do të jetë e ardhmja e Marc Marquez? A do t'i qëndrojë besnik Honda-s kampioni spanjoll apo do të provojë një aventurë të re në MotoGP me një prodhues të ri, ndoshta me Ducatin? Sipas Jorge Lorenzos, numri 93 herët a vonë do të provojë një aventurë të re, me dëshirën për t'u rikthyer te fitorja në një botëror, e cila i mungon që nga 2019. Në një intervistë me faqen zyrtare të MotoGP, Jorge Lorenzo, ish-piloti spanjoll foli për të ardhmen e Marquez, e cila, sipas tij, së shpejti do të bëhet një temë e nxehtë në tregun e motoGP. Kjo për faktin se kontrata e Marcut me prodhuesin e Tokios do të skadojë në fund të vitit 2024 dhe koha për të diskutuar një rinovim të mundshëm do të vijë shumë shpejt. “Të ardhmen e Markezit e shoh te Ducati. Për një ofertë me të cilën nuk do të jetë shumë i kënaqur, por që përfundimisht do ta pranojë”. Ky është mendimi i ish-pilotit me numër 99 në Moto gp, për të ardhmen e tetë herë kampionit të botës, i cili mund të largohet nga skuadra e krahut të artë për të zbritur në Borgo Panigale. Sipas Lorenzos, Marquez do të marrë një ofertë ekonomikisht të ulët nga Ducati, por që do ta pranojë, i shtyrë nga dëshira për të fituar sërish. “Pas 3-4 vitesh pa fitore, ambicja e markezit do të jetë të fitojë sërish – vazhdoi ish- piloti i Yamahas, Ducati dhe Hondas. Marc do të jetë 31 ose 32 vjeç, por ai është ende Marc Marquez që nuk di të dorëzohet”. Për të parë nëse kjo që thotë Lorenzo është thjesht një fantazi në tregun e transferimeve apo do të jetë një realitet, do të duhet të presim edhe pak.
Lajmet e fundit
Jorge Martin dominon garën sprint në Misano
07/09/2024