RTSH Sport Live

Horner fiton betejën brenda llojit dhe bën gati surprizën Alonso

  • 31/03/2024
  • |
  • Formula 1
Horner fiton betejën brenda llojit dhe bën gati surprizën Alonso

Duket se të gjithë akuzat e Kristian Horner brenda Red Bull nuk janë gjë tjetër veç se një pjesë e luftës së “përgjakshme” mes dy qendrave të forcës në skuderinë në fjalë.

Mediat holandeze tregojnë se momentalisht Horner është në një duel të fortë me Helmur Markon, i cili mbështetet edhe nga Fershtapen. Në rast se fiton Horner atëherë si Marko edhe Fershtapen mund të largohen nga “universi” Red Bull.

Zëvendësimi i 80-vjeçarit nuk do të ishte një problem për Horner ndërsa sa i përket pilotit holandez situata është disi më e ndërlikuar. Mësohet se Horner ka gati një akord me Fernando Alonson.

Dy herë kampioni i botës është pa kontratë vitin që vjen dhe nëse Fershtapen largohet nga Red Bull është nga të paktët pilotë, të cilët janë gati që të vazhdojnë serinë e fitoreve të shtëpisë automobilistike austriake.