RTSH Sport Live

Horner i ashpër me Fershtapen: S’detyrojmë kërkënd të qëndrojë kundër dëshirës

  • 11/03/2024
  • |
  • Formula 1
Horner i ashpër me Fershtapen: S’detyrojmë kërkënd të qëndrojë kundër dëshirës

Transferimi i Ljuis Hamilton te Ferrari do të shkaktojë një efekt të mirëfilltë dominoje në merkaton e pilotëve vitin që vjen. Transferimi i britanikut në Itali do të bëjë që të lirohet një vend te Mercedes në sezonin 2025.

Këtë vend aspiron ta mbushë Maks Fershtapen, i cili nuk ka fshehur dëshirën për të lënë Red Bull-in për “Shigjetën e argjendtë”. Për të evituar një transferim të tillë duket se Red Bull nuk do të bëjë asgjë edhe pse piloti holandez është nën kontratë.

“Ashtu siç është edhe në jetë nuk mund të detyrojmë kërkënd të qëndrojë kundër dëshirës. Sigurisht që një copë letër nuk mund të detyrojë dikë të qëndrojë diku kundër vullnetit të vet”, ishte përgjigja e Kristian Horner për zërat që tregojnë për një transferim të mundëshëm të Fershtapen te Mercedes.