RTSH Sport Live

Humbje dramatike e Bylisit në “UEFA Youth League”

  • 23 orë para
  • |
  • Futboll Vendi
Humbje dramatike e Bylisit në “UEFA Youth League”
Ballshiotët janë mundur nga 2 Korriku me rezultatin 2-1 në ndeshjen që u zhvillua në “Elbasan Arena”

Bylisi, skuadra kampione e Shqipërisë për 19-vjeçarë, ka pësuar një humbje dramatike në UEFA Youth League, 1-2 përballë skuadrës së 2 Korrikut, në sfidën që u zhvillua në “Elbasan Arena” dhe që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Pas një pjese të parë emocionuese, por pa gola, ballshiotët arritën të gjejnë golin në minutën e 76-të me anë të Babajide. Por 8 minuta para fundit të ndeshjes, Rin Ahmeti arriti të vendosë barazpeshën.

Ballshiotët kishin mundësinë më të mirë për të fituar në minutën e 93-të, por Marku gaboi nga pika e 11-metërshit, goditja e tij u prit nga portieri Bugujevci.

Atëherë kur mendohej se gjithçka do të mbyllej në barazim, kampionët e Kosovës kanë arritur të shënojnë golin e fitores 2-1 me Isufin në minutën e 7 të shtesës.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 2 tetor në Prishtinë.