RTSH Sport Live

Igli Tare, gjithmonë e më larg Lazio-s

  • 23/03/2023
  • |
  • Itali
Igli Tare, gjithmonë e më larg Lazio-s

Në fund të këtij sezoni Igli Tare mund të ndahet përfundimisht nga Lazio. Sipas mediave italiane lëvizjet në ambientin bardhekaltër tregojnë se shqiptari nuk është më i preferuari i Lotito-s, i cili duket se ka bërë zgjedhjen e tij.

Një e dhënë në këtë drejtim është edhe oferta e majme e refuzuar nga Maurizio Sarri. Sipas “Sportmediaset” tekniku toskan ka rrefuzuar një ofertë nga Emiratet e Bashkuara. Sipas portalit prestigjos Sarri do të përfitonte plot 7 milionë euro në vit, por ka vendosur që ta rrefuzojë si një sinjal që i jep Lotito-s për besnikëri ndaj projektit lacial.

Në këtë pikë skenarët nuk janë të shumtë pasi siç dihet prej kohësh konflikti mes trajnerit dhe drejtorit sportiv është agravuar dhe në fund të sezonit numrit një të klubit roman i duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë. Të largojë strategun e merkatos apo të vazhdojë me projektin e nisur nga trajneri.