RTSH Sport Live

Igli Tare: Nëse do kisha një vajzë, do e martoja me Milinkovic

  • 20/11/2022
  • |
  • Itali
Igli Tare: Nëse do kisha një vajzë, do e martoja me Milinkovic
Drejtoris sportiv i Lacios tregon adhurimin për  Milinkovic-Savic

Igli Tare është një adhurues i madh i Milinkovic-Savic. Këtë e ka deklaruar dhe në intervistën më të fundit që drejtori sportiv i Lacios ka dhënë në mediat italiane. "Ai erdhi si një djalosh dhe tani është një burrë. Pas tetë vitesh në klub, ai është një person i rëndësishëm për ne dhe jo vetëm një futbollist. Kjo është ajo që unë vlerësoj më shumë tek Milinkoviç-Savic”.

“Është shumë i thjeshtë si person. Një njeri i përulur, nuk ka qenë kurrë mendjemadh apo arrogant. Është një djalë shumë i sjellshëm. Dhe si lojtar është diçka tjetër... Ai mund të bëjë edhe më mirë," shpjegoi drejtori i Lacios për Mozzartsport. "Nëse do të kisha një vajzë, do e martoja me Milinkovic. A jam mjaft i qartë?", shtoi Tare.