RTSH Sport Live

Ilir Daja rinovon me Ballkanin

  • 26/02/2024
  • |
  • Kosova
Ilir Daja rinovon me Ballkanin
Klubi ka njoftuar rinovimin e kontratës me trajnerin deri në vitin 2026

Ilir Daja do të vazhdojë në stolin e Ballkanit të paktën deri në vitin 2026. Skuadra nga Suhareka, me një njoftim në rrjetet sociale ka njoftuar rinovimin e kontratës me trajnerin aktual, pavarësisht rezultateve të fundit në kampionat, që kanë sjellë dhe kritika.  Ballkani mban vendin e parë në sezonin aktual me 45 pikë, ndjekur nga Llapi me 44 dhe Drita 43.

Njoftimi i klubit:

Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë.

Ai me “orkestren” e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e  historisë.

Ne i kemi besuar të na prijë betejave.

Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë!

Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh 🧡🖤

Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.

Bashkë kemi nisur t’i shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!

Na priftë e mbara!