RTSH Sport Live

Inter provon humbjen e parë, e mund Lacio

  • 16/10/2021
  • |
  • Itali
Inter provon humbjen e parë, e mund Lacio
Një penallti nga Perisic zhbllokon ndeshjen, Immobile barazon, Anderson gjen avantazhin mes polemikash, Milinkovic mbyll llogaritë

Rikthimi i hidhur në Romë për Simone Inzaghin, në sfidën e tij të parë si ish kundër Lacios. Në ndeshjen e 8-të të Serie A, Interi humbi 3-1 kundër bardhekaltërve dhe “koleksionon” humbjen e parë në kampionat. Në Olimpico ka shumë raste dhe polemika. Perisic (12 ') zhbllokon ndeshjen nga pika e bardhë, pastaj Immobile (64') barazon përsëri në një penallti, Felipe Anderson (81 ') përmbys gjithçka duke shënuar me Dimarco në tokë, moment që solli dhe përplasje mes lojtarëve. Milinkovic Savic (91') nënshkruan për 3-1. Luiz Felipe u përjashtua në finale me karton të kuq.

Kishte që nga korriku 2020 kundër Bolonjës, që Interi nuk kishte humbur një ndeshje në Serie A pasi kishte shënuar gol.

Kjo është vetëm humbja e dytë e Interit në 30 ndeshjet e tyre të fundit në Serie A (tjetra kundër Juventusit në maj).

Lazio nuk ka humbur në 17 ndeshje radhazi në shtëpi në ligë (15fitore, 2 barazime) dhe që nga viti 2002 ata nuk kanë bërë më mirë në Serie A: në atë rast bardhekaltërit arritën në 22 ndeshje në shtëpi radhazi pa humbje.

Lazio nuk kishte shënuar të paktën tre gola në një ndeshje të Serie A kundër Interit që nga maji 2013.

Ivan Perisic është lojtari i parë që shënon nga pika e bardhë të paktën një gol si me të djathtën ashtu dhe me të majtën në Serie A, që kur Opta mblodhi këto shifra (2004/05).

Ndër gjashtë lojtarët që kanë shënuar të paktën 7 gola në pesë kampionatet kryesore evropiane 2021/22, vetëm Haaland (6 ndeshje) ka më pak paraqitje sesa Immobile (7).