RTSH Sport Live

Inter: Suning rregullon bilancin, paratë po vijnë

  • 29/03/2021
  • |
  • Itali
Inter: Suning rregullon bilancin, paratë po vijnë
Kompania Suning, me zhbllokimin e fondeve nga ana e Nanchino largon sanksion që mund të vinte nga Uefa

Lajme të mira për zikaltërit. Në orët në vijim, Inter do të zgjidhë çështjen e pagave dhe do të derdhë në arkat e Realit të Madridit, këstin e parë prej 10 milion euro për Hakimin. Kështu, kompania Suning, me zhbllokimin e fondeve nga ana e Nanchino largon sanksion që mund të vinte nga Uefa.

Më saktë, deri të martën, futbollistët, duhet të marrin pagat e janarit, ndërsa, deri në 31 mars, klubi i rrugës Liberazione, do të mbajë fjalën e dhënë Realit, për çështjen Hakimi, që prej kohësh ishte kthyer në një torturë për të dy klubet.

Dhënia e pagave konfirmon impenjimin e Suning, të paktën deri në fund të sezonit, me arritjen e të paktën një objektivi të rëndësishëm. Kjo gjë mund të zgjonte interesin e ndonjë kompanie që do të donte të investonte e të bëhej ortak në klubin zikaltër.

Si alternativë mbetet gjithnjë edhe mundësia e shitjes së klubit, me kuota të shumicës, por me kushtin e ofertës prej të paktën një miliard euro.

Në pritje të zgjidhjes së të ardhmes së aksionerëve të klubit, Suning ka mbyllur mundësinë e marrjes së ndonjë dënimi nga Nyon, duke garantuar edhe pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.