RTSH Sport Live

Interi fiton Kupën e Italisë, Perisiç fundos Juven në shtesë

  • 11/05/2022
  • |
  • Itali
Interi fiton Kupën e Italisë, Perisiç fundos Juven në shtesë
Gola dhe përmbysje në Olimpico. Pas 2-2 në 90 minutat, kroati vendos fatin e ndeshjes në shtesë me një dygolësh

Interi fiton Kupën e Italisë për herë të tetë në historinë e tij, duke mposhtur Juventusin në finalen e Olimpico 4-2 në kohën shtesë. Lojë plot emocione dhe përmbysje, u zhbllokua në minutën e 7-të nga një gjuajtje me të djathtën nga distanca e Barellës, që solli avantazhin e Interit. Në fillim të pjesës së dytë Juventusi e përmbysi situatën brenda tetëdhjetë sekondave, duke barazuar me Alex Sandron dhe duke shënuar 2-1 me Vlahovic.

Calhanoglu me penallti në minutën e 80-të e çoi ndeshjen në kohën shtesë, ku gjithçka u vendos nga Ivan Perisic. Në fillim shënoi nga pika e penalltisë e më pas me një gjuajtje të bukur nga distance duke i dhënë Kupën e Italisë Interit të Simone Inzaghit. Asnjë trofe për Juventusin, 10 sezone nga hera e fundit. Ndërkohë që Interi rikthehet për të fituar këtë trofe pas 11 vitesh.

Tension nga fillimi në fund, aq sa një Allegri i tërbuar del nga zona e tij teknike duke u përplasur me Massimiliano Farris, ndihmësi i Inzaghit. Një përplasje e ashpër, që detyron arbitrin Valeri të ndërhyjë fillimisht duke i paralajmëruar të dy dhe më pas të përjashtojë trajnerin e Juventusit nga fusha pas një tjetër përplasjeje mes stolave ​​në kohën shtesë.