RTSH Sport Live

Interi, Lautaro tërbon tifozët: mesazhi social që tall Milanin

  • 17/09/2023
  • |
  • Itali
Interi, Lautaro tërbon tifozët: mesazhi social që tall Milanin
Argjentinasi është ende shumë euforik pas një derbi plot emocione

Euforia e zikaltërve pas derbit vazhdon. Në rrjetet sociale pothuajse të gjithë lojtarët kanë postuar foto me fraza si “Milano është zikaltër” dhe gjëra të tjera të bukura. Lautaro Martinez, pas mesazhit të mbrëmshëm në të cilin thoshte: "Mbrëmje perfekte. Urime të gjithë shokëve të skuadrës për lojën e shkëlqyer. Faleminderit tifozëve për mbështetjen si gjithmonë", në orët e para të pasdites së sotme ai postoi një tjetër mesazh social.

Padyshim që euforia pas derbit te Interi nuk ka mbaruar. Simone Inzaghi i dha skuadrës një ditë pushimi sot, por lojtarët zikaltër mbeten shumë aktivë në rrjetet sociale. Lautaro Martinez e kujton ditën e djeshme dhe shkruan "Mirëmëngjes zikaltër" i ndjekur nga një dorë e vogël duke tundur thuajse si për të tallur tifozët e Milanit për 5 golat e pësuar, duke përfunduar me "qyteti është ok" së bashku me një gisht lart, dy zemra zikaltër dhe hashtagu Forza Inter.