RTSH Sport Live

Interi shpallet “kampion” i Italisë

  • 22/04/2024
  • |
  • Itali
Interi shpallet “kampion” i Italisë
Mund Milanin në derbi dhe siguron matematikisht kurorën e 20-të

Derbi i Milanos është ngjyrosur zikaltër, pasi Interi ka mundur Milanin me rezultatin, duke siguruar kështu edhe matematikisht titullin e 20-të “kampion” në futbollin italian. Takimi i zhvilluar të hënën në mbrëmje në “San Siro” ka parë skuadrën e trajnerit Simeone Inzagi ta sigurojë titullin jubilar pikërisht në “shtëpinë” e rivales qytetëse, që ishte pritëse në këtë derbi. Në fakt, Interi ka përfituar më së miri nga një gabim i mbrojtjes kuqezi në minutën e 18-të, që e ka harruar Açerbin në zonë, me mbrojtësin që ka gjithë kohën dhe hapësirën e duhur për të goditur saktësisht dhe për të mposhtur portierin e Milanit, Mark Menjon. Me këtë epërsi minimale të zikaltërve do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta nis praktikisht me gol, pasi Markus Turam godet befasisht dhe e gjen të papërgatitur gardianin e portës së Milanit dhe dyfishon shifrat. Milani e gjen golin me Tomorin 10 minuta para fundit, por është shumë pak dhe shumë vonë, teksa ka patur edhe 3 kartonë të kuq, dy për vendasit dhe një për zikaltërit, dhe Interi fiton 2-1.