RTSH Sport Live

Interi, Zanetti dhe ëndrra Messi: Po, kam folur për këtë

  • 07/02/2023
  • |
  • Itali
Interi, Zanetti dhe ëndrra Messi: Po, kam folur për këtë
Sfondi daton në verën e vitit 2021, kur asi argjentinas u largua nga Barcelona pas 21 vitesh. Dhe për rastin Skriniar...

"A ishte e vërtetë historia Messi-Inter? Për shkak të marrëdhënies që kemi, ne folëm kur ekzistonte kjo mundësi”. Javier Zanetti tregon një sfond që daton në verën e vitit 2021, i lidhur me ëndrrën për të sjellë asin argjentinas te zikaltërit. “Isha i befasuar kur ai i tha lamtumirë Barcelonës – tha zv-presidenti i Interit – por realisht ne nuk mund të konkurrojmë me realitete si PSG apo klubet e Premier League”.

Zanetti i kthehet më pas ngjarjeve aktuale dhe temës së nxehtë te zikaltërit kohët e fundit: rinovimi i Skriniar: "Ne propozuam rinovimin brenda mundësive tona, ai e vlerësoi dhe tha jo. Ne duhet ta pranojmë vendimin e tij. Mendoj se gjëja më e rëndësishme ishte përgjigja nga i gjithë ambienti. Ne do të duhet ta vendosim lojtarin në një pozicion për të bërë më të mirën e tij”.

“E rëndësishme është e mira e klubit, ai ishte i pari që e kuptoi. Interi do të vazhdojë, Skriniar do të veshë një tjetër fanellë nga korriku dhe i urojmë më të mirat. Pse I hoqëm shiritin? Të gjithë e diskutuam dhe ranë dakort që ishte zgjedhja më e mirë, zgjedhje që ai e kuptoi i pari. Interi po ecën përpara le të shikojmë të ardhmen. Në derbi, kapiten ishte Lautaro, i cili është e tashmja dhe e ardhmja”.

Dhe përsëri për Toro, në formë 'botërore': "Sinqerisht, jam shumë i lumtur me karrierën e tij tek Inter. Performanca e tij është gjithmonë në rritje, tani është konfirmim edhe për kombëtaren argjentinase. Është e rëndësishme për Interin dhe ai e demonstron në çdo moment që del në fushë”.