RTSH Sport Live

Interi zyrtarizon blerjen e Taremit, sulmuesi firmos deri në vitin 2027

  • 13/07/2024
  • |
  • Itali
Interi zyrtarizon blerjen e Taremit, sulmuesi firmos deri në vitin 2027

Tashmë është zyrtare: Mehdi Taremi është lojtari më i ri i Interit. Sulmuesi iranian i lindur në vitin 1992 vjen nga Porto si lojtar i lirë dhe ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë me zikaltërit deri më 30 qershor 2027.

Taremi është një nga tre blerjet e kampionëve italianë në prag të sezonit të ri së bashku me Zielinski dhe Josep Martinez.

Tani drejtuesit e Interit janë në kërkim të një anësori për të zëvendësuar të dëmtuarin Buchanan.