RTSH Sport Live

Ish-ministrja sulmon ashpër presidentin e Realit: Dëgjohet më shumë se qeveritarët

  • 15/04/2024
  • |
  • Spanjë
Ish-ministrja sulmon ashpër presidentin e Realit: Dëgjohet më shumë se qeveritarët

Numri një i partisë “Podemos”, Iren Montero, ka akuzuar hapur ditën e sotme presidentin e Realit të Madridit. Sipas ish-ministres së Shanseve të Barabarta në Spanjë, numri një i klubit madrilen ka influencë të madhe në shtetin iberik.

“Edhe përse nuk shpall kandidaturën në asnjë palë zgjedhje përsëri influenca e tij është aq e madhe sa e them pa frikë se kalon edhe ato të ministrave. Në vendet ‘VIP’ të stadiumit të Realit ministrat mbajnë radhë për t’iu përulur”, akuzoi Montero.