RTSH Sport Live

Ish-trajneri e kërkon në ekip, klubi i Bundesligës synon sulmuesin shqiptar

  • 11/06/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Ish-trajneri e kërkon në ekip, klubi i Bundesligës synon sulmuesin shqiptar

Wolfsburg synon të forcojë repartin e sulmit. Kandidatë të ndryshëm po filtrohen gradualisht. Sipas informacioneve të “Kicker”, njëri prej tyre është shqiptari Armando Broja.

Trajneri Ralph Hasenhüttl e njeh shumë mirë sulmuesin kuqezi, pasi e ka stërvitur edhe më herët te Southampton.

Në sezonin 2021-2022, kur Broja ishte te Sauthemptoni pati një shpërthim gjatë kampionatit, duke shënuar 9 gola në 38 ndeshje të Premier Ligës, si i huazuar nga Çelsi, por në drejtimin e Hasenhüttl që tashmë kërkon që ta marrë 22-vjeçarin në Gjermani.