Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka dalë në një konferencë për shtyp duke komentuar në funksion të sfidës me Izraelin. "Ata janë një ekip i mirë. Do të jetë një ndeshje plot vështirësi. Në ndeshjen e parë na treguan se dinë të luajnë futboll".
Për Udinen, qytetin në të cilin do të luhet ndeshja: "Kam kaluar shumë mirë në Udine. Jam i lumtur që luaj një ndeshje në këtë stadium, edhe nëse do të kisha preferuar një lloj tjetër klime".
"Shpresoj që skuadra të jetë në gjendje të marrë kontrollin e ndeshjes. Ata janë një ekip që ndonjëherë pret me një bllok të vetëm të ulët, ndërsa herë të tjera vijnë për t'jua marrë. Ne do të duhet të interpretojmë vendosjet e tyre. Do të duhet të dimë të vendosim pak epërsi në mbajtjen e topit, pa u ndalur dhe duke mos dhënë pikë referimi”.