RTSH Sport Live

Italia, Barella: Belgjika, ndër viktimat e mia të preferuara

  • 20 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Italia, Barella: Belgjika, ndër viktimat e mia të preferuara
Mesfushori italian në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve: “Do të jetë e vështirë”

Nicolò Barella buzëqesh me rikthimin e tij në kombëtare, me të cilin doli për herë të fundit në fushë në Euro 2024. "Sigurisht që më ka munguar të isha këtu me shokët e mi - fjalët e mesfushorit italian në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve me Belgjikën - Ata janë shoqërues me të cilët kam punuar dhe qëndruar për shumë vite, kështu që le të themi se nuk jam larguar kurrë”.

“Jam mirë, i falënderoj për lojërat e mrekullueshme që kanë luajtur kur isha larg, sepse situata në të cilën ne e lamë, herën e fundit në kombëtare, nuk ishte e lehtë, sidomos mendërisht dhe ata treguan se kishin forcë të madhe”.

Kundër belgëve Barella ka shënuar dy herë, në çerekfinalen e Euro 2020 dhe në finalen për vendin e tretë të Ligës së Kombeve 2020/21. “Sot po flisja për këtë me shokët e mi, le të themi se ishte një nga viktimat e mia të preferuara. Por çdo ndeshje ka një histori më vete, nëse do të mbërrinte goli ose një paraqitje e mirë, do të isha i lumtur, por, e përsëris, trajneri bën zgjedhjet dhe unë do të jem gati në çdo kohë. Dhe nëse nuk jam unë, do të jetë një tjetër nga shokët e mi”.

Mesfushori i Interit foli edhe për ndeshjen që pret: "Do të jetë një ndeshje e vështirë, nuk duhet të ndikohemi nga ndeshja e parë. Ata janë në shtëpi dhe do duan të tregojnë se sa të fortë janë, shpresoj se do të jetë një ndeshje e mirë për tifozët”.