Kuqezinjtë, gati për sfidën në Ligën e Kombeve, përballë është Izraeli. Gjithçka do të nisë në orën 20:45 në “Bloomfield Stadium” të Tel Avivit, e tashmë dy trajnerët kanë publikuar dhe formacionet përkatëse.
Trajneri Reja i ka besuar Strakoshës në portë, ndërsa mbrojtja është me tre: Ajeti, Ismajli dhe Balliu. Hysaj, Laçi, Gjasula, Asllani dhe Abrashi do të formojnë mesfushën, ndërsa në sulm janë Cikalleshi dhe Broja.