RTSH Sport Live

Jo vetëm Lautaro, ja bomberat më të mirë zikaltër në derbi

  • 06/02/2023
  • |
  • Itali
Jo vetëm Lautaro, ja bomberat më të mirë zikaltër në derbi

Nëse numërojmë golat e shënuar në “Derbin e Madoninës” në të gjitha kompeticionet, ai i Lautaros e fut argjentinasin në një renditje speciale. Lautaro shënoi mbrëmë golin e shtatë kundër Milan-it me fanellën e Interit. Argjentinasi, në këtë klasifikim, është i dytë vetëm përballë Istvan Stefano Etienne Nyers ose ndryshe bomberi “pa shtetësi”.

8) OBA OBA MARTINS

3 gola kundër Milan-it

Kombësia: Nigerane

8) ADRIANO

3 gola kundër Milan

Kombësia: Braziliane

8) MARCELO BROZOVIC

3 gola kundër Milan

Kombësia: Kroate

8) JULIO CRUZ

3 gola kundër Milan

Kombësia: Argjentinase

8) DIEGO SIMEONE

3 gola kundër Milan

Kombësia: Argjentinase

8) LUIS SUAREZ

3 gola kundër Milan

Kombësia: Spanjolle

6) DEJAN STANKOVIC

4 gola kundër Milan

Kombësia: Serbe

6) RONALDO

4 gola kundër Milan

Kombësia: Brasiliane

4) MAURO ICARDI

5 gola kundër Milan

Kombësia: Argjentinase

4) ROMELU LUKAKU

5 gola kundër Milan

Kombësia: Belge

3) DIEGO MILITO

6 gola kundër Milan

Kombësia: Argjentinase

2) LAUTARO MARTINEZ

7 gola kundër Milan

Kombësia: Argjentinase

1) ISTVAN NYERS

11 gola kundër Milan

Kombësia: -

Ndryshe e thërrisnin Etienne (frëngjisht) ose Stefano italisht. I lindur në krahinën e Alsas nga prindër hungarez kurrë nuk fitoi të drejtën të kishte një kombësi. Ditën kur ndërroi jetë (në 2005) Interi e përshëndeti duke e nderuar më titullin “zikaltri pa kombësi”. Fitues i dy titujve kampionë në Milano dhe autor i mbi 130 golave për Interin, ai do të mbetet “ndëshkuesi” më gjakftohtë i Interit në “Derbin e Madoninës”.