RTSH Sport Live

Joachim Loew: Nuk flas me asnjë klub deri në përfundim të Europianit

  • 24/03/2021
  • |
  • Futboll Bota
Joachim Loew: Nuk flas me asnjë klub deri në përfundim të Europianit
Trajneri i Gjermanisë foli në konferencë për shtyp duke adresuar disa pyetje në lidhje me të ardhmen e tij

Joachim Loew, trajneri i Gjermanisë, që i skadon kontrata pas Kampionatit Europian dhe do të largohet nga stoli, foli në konferencën për shtyp duke adresuar disa pyetje në lidhje me të ardhmen e tij: “Unë nuk e di se çfarë po ndodh me agjentin tim, por nuk dua të shoh ose dëgjoj ndonjë gjë. Unë nuk dua ta krahasoj veten me askënd”.

“Për mua tani ekziston vetëm angazhimi me ekipin kombëtar, Kampionatin Europian. Unë nuk do të zhvilloj ndonjë bisedë me ekipet e tjera derisa të përfundojë aktiviteti. Turneu do të përfundojë në korrik dhe në atë pikë ekipet e klubit ata do të jenë tashmë në fushë. Unë nuk mendoj se është e mundur të hysh menjëherë në fushë", ka theksuar trajneri i Gjermanisë.

Kush do të ulet në stolin e Gjermanisë? - Joshua Kimmich foli për Sport Bild në lidhje me mundësinë që Hansi Flick të pasojë Joachim Löë pas Kampionatit Europian: "Ai ka një kontratë me Bayern dhe ne kemi pasur sukses të jashtëzakonshëm me të. Kjo është arsyeja pse unë besoj se ai nuk do të marrë drejtimin e përfaqësueses. Oliver Bierhoff dhe Federata e Futbollit kanë vendosur që pasardhësi do të duhet të jetë gjerman. Prandaj, rrethi nuk është aq i madh”.