Mirel Josa është përshëndetur gjatë ditës së sotme më lojtarët e Vllaznisë, ndërsa skuadra i është rikthyer stërvitjes pas dy ditëve pushim nën drejtimin e Auron Milotit dhe Vioresin Sinanit. I pranishëm në ambjentet e klubit ishte dhe presidenti, Alban Xhaferi, i cili ka prezantuar stafin e ri drejtues.
Njoftimi i klubit:
Pas dy ditëve pushim ekipi i Vllaznisë i është rikthyer ditën e sotme stërvitjes. Përpara fillimit të saj, i pranishëm në ambjentet e stadiumit "Loro Boriçi" ka qenë edhe trajneri Mirel Josa i cili është përshëndetur me të gjithë lojtarët, stafin teknik e mjekësor si dhe me drejtuesit e klubit dhe është larguar duke i uruar suksese atyre në vazhdim. Më pas, presidenti Alban Xhaferi ka zhvilluar një takim me skuadrën duke prezantuar edhe zyrtarisht para tyre stafin e ri, trajnerin Auron Miloti dhe drejtorin sportiv Vioresin Sinani. Pas një bashkëbisedimi me të gjithë futbollistët, ekipi ka vijuar punën në fushën e stërvitjes duke zhvilluar seancën stërvitore të rradhës.