RTSH Sport Live

Juve, Pogba: Nga ana mentale jam mirë, shihemi së shpejti

  • 06/09/2022
  • |
  • Itali
Juve, Pogba: Nga ana mentale jam mirë, shihemi së shpejti
Mesazhi i francezit pas operacionit dhe ngjarjeve familjare: “Gjithmonë me buzëqeshje”

Paul Pogba është rikthyer për të folur me fansat e tij. Ai e bën këtë me një video të publikuar në kanalet e tij sociale një ditë pas operacionit të kryer që do ta mbajë jashtë për disa javë dhe që sipas të gjitha gjasave nuk do ta lejojë atë të debutojë me fanellën e Juventusit para janarit.

Mesfushori francez ka dashur të falënderojë të gjithë për mbështetjen dhe gjithashtu të qetësojë për gjendjen e tij mentale, duke marrë parasysh periudhën e gjatë të pasivitetit dhe ngjarjet familjare që e kanë prekur javët e fundit: “Jam mirë, shihemi së shpejti!”. Më pas ka treguar edhe gjurin e operuar: “Forcë, forcë, forcë”, fjalët e tij.