RTSH Sport Live

Juve, Thiago Motta: Kemi humbur vetëm 2 ndeshje nga 26

  • 10/01/2025
  • |
  • Itali
Juve, Thiago Motta: Kemi humbur vetëm 2 ndeshje nga 26
Trajneri i bardhezinjve prezanton derbin me Torinon: “Një ndeshje speciale që duam ta fitojmë”

I freskët nga humbja në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë kundër Milanit, Juventusi është gati të riniset në kampionat ku endë është i pamposhtur. Përpara është derbi me Torinon, të shtunën duke nisur nga ora 18:00.

“Mezi presim të dalim në fushë dhe duam të fitojmë. Në 26 ndeshje kemi humbur vetëm dy herë, skuadra është e re”, spjegoi Thiago Motta në konferencën për shtyp para derbit me Torinon - Nevoja jonë është të angazhohemi në çdo seancë stërvitore për të arritur fitoren”.

“Do të jetë një ndeshje e veçantë për ne dhe për tifozët. Mezi presim të futemi në fushë dhe duam të fitojmë. Duam të rikuperojmë disa pikë në kampionat dhe të vazhdojmë në Champions League dhe Kupën e Italisë”.