RTSH Sport Live

Ka diferencë mes ofertës dhe kërkesës, 6 milionë ndajnë Davis dhe Bayernin

  • 25/03/2024
  • |
  • Gjermani
Ka diferencë mes ofertës dhe kërkesës, 6 milionë ndajnë Davis dhe Bayernin

Ka diferencë mes ofertës dhe kërkesës në bisedimet mes Bayernit të Mynihut dhe Alphonso Davis për rinovimin e kontratës.

Lojtari i cili prej kohësh është në fokusin e Real Madridit, ka kërkuar një marrëveshje të re, ku synon të përfitojë 20 milionë euro në sezon, ndërsa klubi gjerman nuk do të ishte i gatshëm të shkonte përtej 14 milionëve.

Një situatë që mund të çojë në një shitje të mundshme të lojtarit siç raporton Sky Germany me Real Madridin që ende mbetet në pritje të zhvillimeve më të fundit.