RTSH Sport Live

Kaos te Red Bulli për çështjen Horner

  • 08/03/2024
  • |
  • Formula 1
Kaos te Red Bulli për çështjen Horner
Ferrari përfiton nga situata, kërkon t’i marrë inxhinierët skuadrës kampione bote

Ferrari synon t’i marrë inxhinierët Red Bullit. Drejtuesit e skuadrës së kuqe kanë filluar t’u bëjnë oferta anëtarëve të stafit të gjeniut të aerodinamikës, Adrian Njueit. Shkak për këtë është bërë situata kaotike që mbizotëron te Red Bulli pas çështjes Horner.

Situata te Red Bulli nuk është aspak e qetë me çështjen Horner që është në qendër të vëmendjes. Lajmet e fundit panë pezullimin e punonjëses të ekipit, e cila kishte bërë një ankesë të brendshme kundër drejtorit të skuadrës. E ky moment pasigurie, po shfrytëzohet nga rivalët e Red Bullit, të cilët po mundohen të marrin anëtarë të rëndësishëm të ekipit të Milton Keynes. Edhe Ferrari gjithashtu po lëviz. Sipas thashethemeve, skuadra e kuqe ka intensifikuar kontaktet veçanërisht me disa anëtarë të zyrës teknike të ekipit kampion bote.

Më në detaje, mund të themi se "sulmi po bëhet mbi rrethin magjik", i përbërë nga teknikë që bashkëpunojnë ngushtë me drejtorin teknik Pierre Ëachè, krahu i djathtë i Adrian Neëey. Janë të paktën tre figura që zënë pozicionin vendimtar në sektorin teknik e inxhinierisë dhe përcaktimit të detajuar të zhvillimeve të planifikuara për njëvendëshen RB20, në zinxhirin teknik komandues.

Në praktikë, ata janë teknikë që dinë në detaje planet evolucionare të njëvendëshes austriake. Një mori informacionesh që asnjë ekip nuk mund ta nënvlerësojë, veçanërisht me synimin për vitin 2025. E kjo do të jetë një armë më shumë për të reduktuar në mënyrë drastike hendekun që ndan Red Bullin me ndjekësit e tij, duke përfshirë Ferrarin para së gjithash.