Kapiteni i skuadrës kuqezi në sfidën e sotme, Ardian Ismajli ka komentuar disfatën 1-2 përballë Ukrainës në “Air Albania”.
“Pjesa e parë në këtë ndeshje ishte më e keqja në këto tre vitet e fundit. Në pjesën e dytë nuk kishim se çfarë humbisnim, me një pikë ishim në play off. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesë e parë, duhet të mësojmë nga ky gabim”.
Nëse ishte formacioni më i mirë ai që nisi sfidën? – “Unë e kam një përgjigje për këtë, por nuk dua të flas, nuk dua të flas se jam profesionist. Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka”.
Në fund, për interesimin e Juventusit – “Është e vështirë por jo e pamundur. Tani do shkojmë në klub dhe shumë shpejt do të vendoset”.