Shqipëria ka pësuar një humbje 2-1 në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, atë me Ukrainën në “Air Albania”. Një disfatë që i ka vendosur kuqezinjtë në vendin e fundit në grup, që do të thotë zbritje në Ligën C.
Sfida nisi me një minutë heshtje në nderim të 14-vjeçarit Martin Cani, futbollist i Dinamos, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike.
Më pas pjesa e parw foli për skuadrën e Ukrainës, e cila brenda 10 minutave arriti të shënojë dy herë me një lehtësi të pabesueshme, me Zinchenko 5', Yaremchuk 10'. Nuk munguan dhe mundësi të tjera për skuadrën e drejtuar nga Rebrov, ndërsa reagimi kuqezi ishte mjaft i vakët.
Megjithatë, në pjesën e dytë situata ndryshoi, aktivizimi i Uzunit dhe Bajramit i dha një tjetër ritëm formacionit kuqezi. Nje penallti e fituar nga Uzuni, e kthyer në gol nga Bajrami në minutën e 75-të solli më shumë entuziazëm, por pa arritur te hapi vendimtar, për të marrë të paktën barazimin.
Mbyllet 1-2 me Shqipërinë që prek vendin e fundit, me 7 pikë, që do të thotë se zbret në Ligën C. Gjeorgjia po me 7 pikë do të luajë në play out, për të pretenduar qëndrimin në Ligën B.
Çekia e ka mbyllur në vend të parë dhe do të ngjitet automatikisht në Ligën A, ndërsa Ukraina e vendit të dytë do të luajë në play off për të pretenduar ngjitjen.
Mbyllet sfida, Shqipëria është mundur 1-2 nga Ukraina në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve. Për kuqezinjtë goli i vetëm u shënua nga Bajrami në minutën e 75-të me penallti. Për ukrainasit shënuan Zinchenko 5', Yaremchuk 10'.
90’ – Strakosha shpëton dy herë portën nga pësimi i golit.
78’ – Asllani nis një top të bukur për Bajramin, i cili gjuan, por goditja e tij është devijuar në këndore.
75' - Gooool, Bajrami ka ngushtuar diferencën nga pika e penalltisë, 1-2.
62’ – Ajeti provon me një goditje të fortë nga distanca, pret me vështirësi Trubin.
57’ – Mitaj shërben për Uzunin, por goditja e sulmuesit kuqezi është jashtë kuadratit.
55’ – Sudakov ka të gjithë hapësirën e nevojshme, por goditja e tij nga distanca është e gabuar.
46’ – Kuqezinjtë e nisin pjesën e dytë menjëherë në sulm, Uzuni shfaqet rrezikshëm në zonën ukrainase, por në momentin e fundit është neutralizuar nga mbrojtja.
Ka nisur pjesa e dytë me kuqezinjtë që kanë bërë ndryshime: Uzuni për Dakun dhe Bajrami për Asanin.
Është mbyllur pjesa e parë në “Air Albania” me avantazhin e dyfishtë të ukrainasve përballë kuqezinjve. Golat u shënuan nga Zinchenko 5, Yaremchuk 10'
45’+1 – Spektakël i Ernest Muçit, por gjuajtja e tij nga distanca nuk ka përfunduar në rrjetë.
40’ – Mudryk ka një mundësi të mirë për të shënuar, por nuk koordinohet si duhet dhe goditja e tij përfundon jashtë.
25’ – Qazim Laçi provon me një gjuajtje, por vetëm rrjetë e jashtme.
14’ – Kuqezinjtë provojnë të dalin nga situata në të cilën ndodhen, por nuk arrijnë të veprojnë si duhet në momentin e fundit, mbrojtja ukrainase tregohet e kujdesshme.
10’ - E pabesueshme se çfarë ndodh në “Air Albania”, Ukraina dyfishon shifrat me Yaremchuk.
5’ – Ukraina ka zhbllokuar sfidën, është Zinchenko që ka mposhtur portierin Strakosha
1’ - Topi i parë shkelmohet nga ukrainasit.
Ka nisur sfida në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndeshja e fundit e Grupit B1 në Ligën e Kombeve.
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.
Trajner: Silvinjo
UKRAINA: Trubin, Konoplia, Zabarnji, Matvijenko, Mikolenko, Kaliuzhnji, Hutsuliak, Sudakov, Zinçenko, Mudrik, Jaremçuk.
Trajner: Sergei Rebrov