Janë zbardhur formacionet e Shqipërisë dhe Ukrainës që do të startojnë sfidën mes tyre në “Air Albania”, ora 20:45. Trajneri i kuqezinjve, Silvinjo vjen me një sulm ndryshe në krhahasim me ndeshjen me Çekinë.
Asani, i cili u zëvendësua në ndeshjen e kaluar për shkak dëmtimi, do startojë që nga minuta e parë. Ndërkohë, dy lojtarët e tjerë që do e shoqërojnë janë Daku dhe Muçi. Bajrami dhe Tuci mbeten jashtë.