RTSH Sport Live

Karl-Hajnc Rumenige largohet nga komiteti ekzekutiv i UEFA-s

  • 07/02/2024
  • |
  • Të tjera
Karl-Hajnc Rumenige largohet nga komiteti ekzekutiv i UEFA-s

Punimet e Kongresit të UEFA-s në Paris do të kenë të reja sa i përket përbërjes së komitetit ekzekutiv. Në takimin e radhës, të programuar ditën e nesërme (të enjten, 8 shkurt) mësohet se Karl-Hajnc Rumenige do të japë dorëheqjen nga posti i anëtarit të komitetit ekzekutiv.

Mësohet se zëvendësuesi i tij do të jetë shefi i ekzekutivit të Atletiko Madrid, Miguel Ángel Gil.

Me largimin e Karl-Hajnc Rumeniges, Gjermania do të ketë tani vetëm një anëtar me të drejtë vote në komitetin ekzekutiv të UEFA-s. Bëhet fjalë për Hans-Joakim Vacke.