Carl Lewis, "biri i erës" fitues i dhjetë medaljeve olimpike, kritikoi performancën e stafetës amerikane të meshkujve 4x100m në Olimpiadë. Kuarteti zuri vendin e gjashtë në vapën e mëngjesit në Stadiumin Kombëtar të Tokios, që solli dhe përjashtimin nga finalja.
Lewis kritikoi hapur ekipin. "Kuarteti amerikan gaboi në gjithcka në këtë garë stafetë - tha Lewis - Sistemi i kalimit të shkopit ishte krejtësisht i gabuar, atletët gjithashtu po bënin gabim dhe ishte e qartë se nuk kishte udhëheqje. Me pak fjalë, një turp total dhe është e papranueshme që një kuartet nga SHBA të ketë kaluar kaq keq, më keq se një nga gjimnazistët që kam parë”.