RTSH Sport Live

Karson Piket, kur problemet fizike nuk e ndalin ëndrrën

  • 29/06/2022
  • |
  • Të tjera
Karson Piket, kur problemet fizike nuk e ndalin ëndrrën
 28-vjeçarja ka lindur me një të metë në krahun e majtë, por luajti me përfaqësuesen e SHBA-së

Karson Piket hyri në histori të martën, në fitoren 2-0 që përfaqësuesja amerikane e futbollit për femra korri ndaj Kolumbisë, duke u bërë lojtarja e parë me gjymtyrë me gjatësi të ndryshme që debuton në këtë nivel. Piket është mbrojtëse qendre dhe pati një 90-minutësh cilësore kundër kolumbianeve, edhe pse luajti në të djathtë të mbrojtjes. 28-vjeçarja ka lindur me një të metë në krahun e majtë, pasi parakrahu i saj nuk u zhvillua kurrë. Por kjo nuk e ka ndalur atë të ndiqte ëndrrën e saj. E lindur në Karolinë e Jugut në SHBA ka që nga vitit 2016 që luan në Ligën Amerikane të Futbollit të Femrave (NËSL), ndërsa ka qenë e huazuar edhe në Australi tek Brisbejn Roarin.

Ajo tashmë luan për skuadrën “Courage” të Karolinës së Veriut dhe e marta ishte e para herë që luante për përfaqësuesen amerikane të futbollit për femra, që përgatitet për Eliminatoret Olimpike dhe ato të Botërorit, por edhe për Kampionatin e Amerikës Veriore, Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF).

Përtej fitores së vështirë ndaj një Kolumbie që mendonte vetëm për mbrojtjen, disa nga rastet më të mira të amerikaneve patën zanafillë Piketin, që shërbeu për shoqet e skuadrës, por ato nuk arritën t’i shfrytëzonin siç duhet. Megjithatë, 25-vjeçarja tashmë është bërë kandidate serioze për një vend titullareje në përfaqësuesen amerikane të futbollit për femra, por edhe një shembull për gjithë njerëzit me aftësi të kufizuar fizike.