RTSH Sport Live

Kastrioti, shumë probleme përpara ndeshjes me Partizanin

  • 18/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Kastrioti, shumë probleme përpara ndeshjes me Partizanin
Mehmeti ka plotësuar numrin e kartonave, Prenkočević ka mbyllur sezonin

Nuk është një moment i mirë për Kastriotin, ndoshta nuk ka qenë asnjëherë në këtë sezon, por barazimi në shtëpi ndaj Teutës i ka komplikuar gjërat aq shumë sa klubi ka vendosur të futet në heshtje shtypi.

Ambjenti në dhomat e zhvesjes nuk është pozitiv, edhe pse lojtarët kërkojnë të tregojnë se janë të bashkuar rreth Emiliano Çelës në operacionin e shpëtimit. 6 pikë larg vendit të tetë që mbahet nga Laçi nuk garantojnë asgjë për krutanët. Në javën e 26-të Kastrioti do të luajë në transfertë ndaj Partizanit, me shpresën që do të bëjë mirë. Këtë e tregojnë statistikat.

Në dy ndeshjet e këtij sezoni, Kastrioti ia ka dalë të marrë dy barazime, megjithëse duhet thënë se në këtë përballje vjen me shumë mungesa. Abaz Karakaçi u ndëshkua me karton të kuq në takimin e fundit ndaj Teutës dhe Disiplina e dënoi me dy ndeshje, të parën mesfushori e shleu në takimin e Kupës ndaj Tiranës, ndërsa mësohet se klubi do të përpiqet ta shlyejë dënimin në shifrën monetare për të qenë gati ndaj Partizanit.

Një tjetër mesfushor që do të mungojë është Xhulio Mehmeti që ka plotësuar numrin e kartonave. Nuk duhet harruar as Martin Prenkoçeviç, mbrojtësi malaez ka mbyllur sezonin për shkak të një dëmtimi të rëndë. Një situatë emergjente për Emiliano Çelën që shpreson ta zgjidhë menjëherë përpara ndeshjes me Partizanin.