RTSH Sport Live

Kastrioti-Teuta ndahen pa gola, por mes polemikash

  • 10/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Kastrioti-Teuta ndahen pa gola, por mes polemikash

Ashtu siç pritej dueli mes Kastriotit dhe Teutës ishte njëri prej atyre për tu ndjekur me shumë vëmendje pasi në këtë pikë të kampionatiti hapat fals për të dy skuadrat janë të ndaluara. Në këtë drejtim të dy ekipet u munduan të gjenin golin, por dhe të evitonin humbjen, e cila do të ishte fatale.  Gjithsesi, gjithçka u mbyll në barazim 0-0.

Sfida nisi me tension nga ekipet dhe kështu vazhdoi për të gjithë 90 minutëshin. Në minutën e 43’ Kastrioti ngeli me 10 lojtarë pasi Karakaçi u largua nga fusha me karton të kuq. Kapiteni u zvredh dy herë duke lënë kështu ekipin me një lojtar më pak.

Në fraksionin e dytë Teuta u mundua që të përfitonte nga superioriteti numerik, por nuk mundi të gjente golin. Ndërsa në fund të ndeshjes arbitri mori vëmendjen e të gjithë stadiumit kur u vendos përballë një vendimi të vështirë. Në minutën e 87’ të sfidës krutanët pretenduan për penallti pas një prekje me dorë të topit nga Kuro. Arbitri e akordoi, por më pas shkoi tek VAR për ta konfirmuar dhe e anuloi. Pas këtij barazimi pa gola Teuta pozicionohet në vendin e 7-të me 33 pikë dhe Kastrioti në vendin e 10-të me 24 pikë.