RTSH Sport Live

Kategoria e Dytë, përcaktohen datat dhe stadiumet e play off

  • 13/05/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Dytë, përcaktohen datat dhe stadiumet e play off
Veleçiku-Valbona do të luhet në stadiumin e Vorës, Pogradeci-Labëria në Rrogozhinë

Kategoria e Dytë është mbyllur me Vorën që është shpallur kampione, pasi mundi në finale skuadrën e Elbasanit. Megjithatë, ende nuk është thënë fjala e fundit për sa i përket skuadrave që do të ngjiten në Kategorinë e Parë. Kanë mbetur për t’u luajtur edhe ndeshjet “Play Off”. Me anë të një njoftimi, zyra për shtyp e Federatës Shqiptare të Futbollit ka komunikuar datën dhe stadiumet se ku do të luhen dy takimet.

Në Grupin A, Veleçiku-Valbona do të luhet në stadiumin e Vorës në datën 18 maj. Ndërkohë në Grupin B, Pogradeci do të përballet me skuadrën e Labërisë në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë. Të dyja sfidat do të luhen në orën 16:00. Fituesi i Grupit A përballet me vendin e 9 të Kategorisë së Parë ndërsa fituesi i Grupit B me vendin e 10.