Kategoria e Parë ka zbritur sot në fushën e lojës me dy ndeshje të Grupit A, faza Play-Out. Besëlidhja ka marrë një fitore 2-0 në transfertën me Veleçikun. Pas një pjese të parë pa gola, skuadra lezhiane ka arritur të zhbllokojë në minutën e 75-të me anë të Danaj dhe dyfishimi mban firmën e Pashkja, minuta e 86-të.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Erzenit i ka mjaftuar nga një gol për çdo pjesë loje për të mundur Partizanin B me rezultatin 2-1. Sfida është zhbllokuar nga Levendi në fundin e pjesës së parë, që ka kaluar shijakasit në avantazh, ndërsa Xhabrahimi ka dyfishuar në minutën e 64-ët. Për të kuqtë ka shënuar Qyra në minutën e 84-ët me penallti, ndërsa në fundin e takimit është ndëshkuar dhe me karton të kuq.
KATEGORIA E PARË
Rezultatet(Grupi A/Play Out)
PARTIZANI B-ERZENI 1-2
Shënues: Qyra 84’(pen.)/ Levendi 44’, Xhabrahimi 64’
VELEÇIKU-BESËLIDHJA 0-2
Shënues: Danaj 75’, Pashkja 86’