RTSH Sport Live

Kategoria e Parë, Java e 29-të pritet të japë verdiktet e fundit

  • 11/04/2024
  • |
  • Kategoria e Parë
Kategoria e Parë, Java e 29-të pritet të japë verdiktet e fundit
AF Elbasani dhe Bylis pritet të finalizojnë arritjen në Superiore, Tomori në të dytën

Java e 29-të e Kategorisë së Parë pritet të përforccojë edhe më shumë verdiktet. AF Elbasani dhe Bylis janë drejt arritjes në Kategorinë Superiore. Skuadra Elbasanit, drejtuar nga Nevil Dede i’u mjafton vetëm 1 pikë për ngjitjen në elitë. Ditën e shtunë, verdheblutë do të luajnë në shtëpi ndaj Apolonisë, ndërsa Bylisit i mjaftojnë dy pikë në 5 javë të mbetura.

Ekipi ballshiot do të presë Korabin, në një përballje ku nuk ka favoritë.  Në takimet e tjera, Vora do të sfidojë Flamurtarin, Luzi do të presë Lushnjen, pa harruar sfidën mes Kastriotit dhe Besës, dy skuadrat që kërkojnë të dalin sa më shpejt nga zona e ftohtë e renditjes. Tomori e ka ndarë mendjen se sezonin e ri e nis nga Kategoria e Dytë dhe që tani drejtuesit kanë nisur ndërtimin e skuadrës së re, duke u dhënë prioritet të rinjve, në mënyrë që të promovohen në këto javë. Këtë javë ekipi beratas do të luajë ndaj Burrelit, me të gjitha sfidat që do të zhvillohen në orën 15:00.