RTSH Sport Live

Kategoria e Parë, java e tretë prodhon rezultate surprizë

  • 25/09/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë, java e tretë prodhon rezultate surprizë
Shkumbini mposht Erzenin, Besa dhe Korabi ndajnë nga një pikë

Në orën 16:00 u zhvilluan tetë ndeshjet e javës së tretë të Kategorisë së Parë. Në këtë javë spikati takimi mes Besës dhe Korabit, dy skuadrat që pretendojnë për elitën, takimi i zhvilluar në Luz përfundoi me shifrat e barabarta 1-1, ku Tafili në minutën e 7 shënoi për verdhezinjtë, ndërsa Marku 5 minuta nga përfundimi i takimit barazoi ndeshjen.

Ndërkohë që Bylis nuk e pati të vështirë të fitonte në shtëpi ndaj Turbinës me shifrat 4-0 dhe kryeson e vetme në Kategorinë e Parë. Shkumbini bën surprizën e madhe ndaj Erzenit duke triumfuar me shifrat 3-2, humbja e dytë në kampionat për shijakasit që ndërlikojnë pozitat në klasifikim.

Rezultatet e Kategorisë së Parë

SHKUMBINI-ERZENI 3-2

MALIQI-APOLONIA 1-1

TËRBUNI-VORA 1-0

TOMORI-LUSHNJA 2-0

BUTRINTI-BURRELI 1-0

BESA-KORABI 1-1 

BESËLIDHJA-POGRADECI 2-2

BYLIS-TURBINA 4-0