RTSH Sport Live

Kategoria e parë luan “aktin” e 7-të. Flamurtari - Lushnja në RTSH Sport!

  • 13/12/2020
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e parë luan “aktin” e 7-të. Flamurtari - Lushnja në RTSH Sport!
Pak vite më parë, dy skuadrat përballeshin për kategorinë superiore

Kategoria e parë luan sot javën e 7-të. Përballje interesante ka në të dy grupet, por Flamurtari - Lushnja duket si një duel për Superiore. Pikërisht këtë ndeshje do të transmetoj RTSH Sport duke filluar nga ora 13:25. Vlonjatët vijnë nga dy fitore resht në kampionat, ndërkohë që Lushnja vjen nga një humbje zhgënjyese në shtëpinë e vet nga Pogradeci. Grupi B ka edhe një “derbi” sot sepse Egnatia udhëton për në Luz, ku i pret Besa. Në fakt një përballje e tillë do meritonte stadiumin e Kavajës, por ende ai ndodhet në një gjendje të mjerueshme. Egnatia kryson grupin B në kuotën e 11 pikëve dhe Besa është ekipi që e ndjek me 9 pikë.

Grupi A është ndarë në dy ditë duke qënë se Partizani B dhe Dinamo luajtën ditën e enjte, FSHF ka vendosur që dy skuadrat ti luajnë ndeshjet e tyre, të hënën. Sot, Burreli kryesues luan në transfertë nda Erzenit, në një ndeshje ku te besuarit e Samuel Nikajt do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Në këtë grup luhet gjithashtu edhe sfida mes Veleçikut dhe Vorës.

 

GRUPI A

Ora 13:30

Erzeni-Burreli

Veleçiku-Vora

Të hënën

Oriku - Partizani

Dinamo - Besëlidhja RTSH Sport

GRUPI B

Ora 13:30

Flamurtari-Lushnja RTSH Sport

Turbina-Elbasani

Besa-Egnatia