RTSH Sport Live

Kategoria e Parë: Pogradeci bind, 3-2 përballë Lushnjës

  • 14/03/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë: Pogradeci bind, 3-2 përballë Lushnjës
Në Grupin B, pogradecarët kanë arritur të ngjiten në kuotën e 22 pikëve, vendi i tretë në klasifikim

Pogradeci ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në përballjen me Lushnjën në javën e 15-të të Kategorisë së Parë, Grupi B. Një sfidë emocionuese, që është zhbllokuar në fundin e pjesës së parë, pavarësisht rasteve të krijuara gjatë gjithë fraksionit të lojës. Pikërisht në minutën e 44-t është Abazaj që ka kaluar në avantazh liqenorët.

Pjesa e dytë bëhet akoma më e bukur, ndërsa shënohen katër gola. Në fillim është Shkulaku 66’ që ka dyfishuar për vendasit, por lushnjarët kanë reaguar me anë të Mones 71’ duke ngushtuar shifrat në 2-1. Topllari në minutën e 74-ët shënoi të tretin për Pogradecin, që shërbeu dhe si një siguri për fitoren, pavarësisht se Mone kompletoi dopietën e tij në minutën e 83-të, duke e bërë mjaft interesante këtë sfidë.

Gjithsesi, Pogradeci në fund shijon fitoren 3-2, që e ngjit në kuotën e 22 pikëve në Grupin B, vendi i tretë në klasifikim. Lushnja mbetet në vendin e pestë me 16 pikë.

KATEGORIA E PARË

Grupi B

Rezultatet:

LUSHNJA-POGRADECI 3-2

Golat: Abazaj 44′, Shkulaku 66′, Topllari 74’/ Mone 71′, 83′

RENDITJA/GRUPI B

Poz.Skuadra                P          NL       F          B         H         GSH    GP       DG      PP

1.Egnatia                    29        13        8          5          0          22        3          19        0

2.Tomori                     23        12        7          2          3          20        11        9          0

3.Pogradeci                22        12        7          1          4          21        14        7          0

4.Besa                         19        12        5          4          3          16        7          9          0

5.Lushnja                    16        12        4          4          4          14        18        -4         0

6.Turbina                    14        11        3          5          3          12        13        -1         0

7.Flamurtari                10        12        3          1          8          7          18        -11       0

8.Luftëtari                    0          2          0          2          0          0          0          0          3

9.Elbasani                    0          12        0          0          12        4          32        -28       0