RTSH Sport Live

Kategoria e Parë, Skënderbeu merr kreun, Tërbuni shtang Flamurtarin

  • 11/03/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë, Skënderbeu merr kreun, Tërbuni shtang Flamurtarin

Java e 19-të në Kategorinë e Parë njeh një lider të ri. Skënderbeu i Korçës me fitoren minimale 1-0 përballë Tomorit dhe falë hapit fals të Flamurtarit me Tërbunin mori kryesimin dhe në pritje të duelit mes Dinamos dhe Apolonisë “shijon” i vetëm vendin e parë.

Sforco minimale - Golin e vetëm të sfidës e shënoi Temitope në pjesën e parë në minutën e 15-të. Skuadra e Gvozdenoviç u tregua cinike në këtë duel duke shfrytëzuar rastet e krijuara falë kundërsulmeve të shpeshta. Tomori u mundua nga ana tjetër të barazonte por nuk mundi të çante përpara në mbrojtjen korçare. Në pjesën e dytë Tomori ngeli me dhjetë veta dhe fitorja për Skëndërbeun u bë edhe më e lehtë. Kjo fitore e ngjit Skëndërbeun në vendin e parë me 37 pikë. Tomori mbetet i katërti me 27 pikë. Javën e ardhshme korçarët do të udhëtojnë në Lezhë për t’u përballur me Besëlidhjen ndërsa Tomori do të pres në Berat skuadrën e Burrelit.

Surpriza – Tërbuni ishte autor i një takimi mjaft të mirë në Pukë ku mposhtën minimalisht 1-0 pretendentët për titull, Flamurtarin. Kurt ë gjithë menduan se takimi do të mbyllej pa fitues ekipi vendas goditi vlonjatët në të 71’ me anë të Saliajt. Në minutat e mbetura ekipi kuqezi u mundua të rriste nivelin e lojës, porn ë fund nuk arriti të evitonte humbjen, e cila i kushten edhe vendin e parë. Pas 19 takimesh Flamurtari ndodhet i dyti me 35 pikë ndërsa Tërbuni në vend të 8 me 24.

Kategoria e Parë, Java 19

TËRBUNI – FLAMURTARI 1-0

Saliaj 71′

SKËNDERBEU – TOMORI 1-0

Abdul 17′

LUSHNJA – KORABI 3-2

Canka 37, 57′, Pepa 58′ ‘; Keko 41, Beshiraj 53’

BESA – TURBINA 5-1

Perja 6′, Hoxha 22′, Perja 26′, Onuh 31′, Hoxha 63′; Dezhgiu 85′

BURRELI – LUZI 1-0

61′ De Oliveira

ORIKU – BESËLIDHJA 1-0

Thierno 90+’