Kina vazhdon të rrisë numrin e medaljeve të arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ndërsa në përfundim të ditës së katërmbëdhjetë ka shkuar në 36 medalje ari. E artë në hedhje shtize për femra me Liu Shiuing. Më pas e artë në garën ekipore në pinpong për meshkuj, ndërsa në finale mundi Gjermaninë, 3-0.
Ndërkohë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë mbërritur në numrin 31 të medaljeve të arta, kanë qenë vetëm dy të tilla në ditën e katërmbëdhjetë të Lojërave Olimpike. Fillimisht Ejprëll dhe Aleks në volejbollin e plazhit për femra dhe Stevenson Gable Dan në mundjen e lirë në peshën 125 kilogram.
Për t’u evidentuar është medalja e artë e Italisë në 4x100 metra në atletikë për meshkuj, pa thënë medalje të tjera të artë, sikundër kanë marrë dhe shtete të tjera si Holanda, Britania e Madhe, Sllovenia etj. Tanimë janë bërë 83 vende, të cilat kanë shënuar emrin e tyre në listën e medaljeve, ndërsa 206 shtete pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.