RTSH Sport Live

Klop, polemika për Njukasëll

  • 15/10/2021
  • |
  • Angli
Klop, polemika për Njukasëll
Trajneri i Liverpoolit: "Prisja një deklaratë zyrtare nga Premier League"

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i ka bërë thirrje Premier League të justifikojë miratimin e marrë për blerjen e Neëcastle nga një fond i lidhur me familjen mbretërore të Arabisë Saudite dhe i kryesuar nga Princi i Kurorës Mohammad bin Salman. Duke folur për efektet e mundshme të pronësisë saudite, menaxheri gjerman tha se Newcastle tani janë "në pronësi të një vendit" dhe do të kenë një vend "të garantuar" në Ligën e Kampionëve brenda pak vitesh.

"Unë prisja ndonjë deklaratë zyrtare nga CEO i Premier League, Richard Masters ose dikush tjetër, sepse të gjithë e dimë se ka shqetësime në lidhje me çështjet e të drejtave të njeriut”, shpjegoi Klopp. Unë mendoj se gjithçka është e qartë, ne të gjithë mendojmë në të njëjtën mënyrë. Newcastle është klubi i parë që tani është në pronësi të një vendi. Nuk jam i sigurt se sa vende janë akoma atje që kanë fuqinë financiare dhe interesat për ta bërë këtë, por ato janë. Pronarët e rinj të Newcastle kanë para të mjaftueshme për të blerë të gjithë ligën”, shtoi Klopp.