RTSH Sport Live

Kontestohet Izraeli gjatë ceremonisë së Lojërave

  • 26/07/2024
  • |
  • Paris 2024
Kontestohet Izraeli gjatë ceremonisë së Lojërave
Delegacioni izraelit fishkëllehet nga të pranishmit gjatë ceremonisë së hapjes

Kontestime për delegacionin izraelit gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, “Paris 2024” nga audienca e shpërndarë midis urës Austerlitz dhe urës Sully. L'Equipe raporton këtë, duke specifikuar se zhurmat u mbytën shpejt nga entuziazmi i delegacionit italian, i cili ndodhej në të njëjtën barkë me Izraelin, së bashku me Xhamajkën dhe Japoninë - duke thirrur "Itali, Itali".

Pas rreth një ore e gjysmë nga nisja e ceremonisë së hapjes së Parisit 2024, edhe Italia parakaloi përgjatë Senës, në të njëjtën varkë në të cilën janë të pranishëm edhe delegacionet e Izraelit dhe Xhamajkës. Gianmarco Tamberi dhe Arianna Errigo, pavarësisht shiut që po godet pa pushim kryeqytetin francez, tundin flamurin së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.